Vdiq një punëtor në Shkabaj, bie nga një lartësi

Një punëtor ka vdekur pasi ka rënë nga një lartësi në fshatin Shkabaj në Obiliq.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rasti ka ndodhë në fshatin Shkabaj, ku një person dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.
Ahmeti tha se rasti po hetohet nga njësitë kompetente në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës./21Media

Back to top button