Cramon mirëpret vendimin për Pantiqin, kërkon heqje e barrikadave

Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, ka mirëpritur vendimin e gjykatës për dërgimin e ish-policit Dejan Pantiq në arrest shtëpiak.
Von Cramon ka thënë se kjo duhet të çojë në heqje të menjëhershme të barrikadave në veri.
“E mirëpres me ngrohtësi vendimin e gjykatës për dërgimin e Dejan Pantiqit, polic të Kosovës, në arrest shtëpiak. Kjo duhet të çojë në heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri të Kosovës dhe depërshkallëzim të plotë. Mbështetje e plotë për EULEX-in dhe KFOR-in për mbikëqyrjen e tyre”, ka shkruar Cramon në Twitter.


Ish-polici Dejan Pantiq, i cili u arrestua më 10 dhjetor në Jarinje, është liruar në arrest shtëpiak./21Media

Back to top button