Vdiq një punëtor në vend të punës, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka intervistuar tre persona, njërin prej tyre e ka dërguar në mbajtje, pas vdekjes së një punëtori në vend të punës në Prizren të premten.

Një person ishte gjetur pa shenja jete të premten në afërsi të një objekti. Familjarët e viktimës kishin thënë se ai ka qenë punëtor në një kompani ndërtimi.

Fillimisht Policia e kishte cilësuar rastin si “hetim mbi vdekjen”, mirëpo është rikualifikuar rasti më pas si “rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Prizren,25.08.2023. Rasti i raportuar “Hetim i vdekjes” është ri kualifikuar si më lart dhe lidhur me te janë intervistuar tre te dyshuar meshkuj kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa dy te dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Back to top button