Bastisen dy stane në Bjeshkën e Junikut, Policia gjen armë ilegale

Janë bastisur sot dy stane në bjeshkën e Junikut dhe në të dy stanet janë gjetur armë ilegale.
Policia e Kosovës konkretisht hetuese policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë, pas një pune operativo -hetimore kanë zbuluar se bëhet fjalë për dy shtetas kosovar me iniciale (Xh. M. viti i lindjes 1954 dhe  Sh .R. viti i lindjes 1960) të cilët posedojnë armë dhe ato i mbajnë në stanet e tyre në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri në vendin e quajtur Pllaçica e Junikut.
Sot, me urdhër të Gjykatës kompetente, në orët e hershme të mëngjesit është realizuar plani operativ  i koduar “Bjeshka 2022”, është bërë bastisja në dy objekte (stane) në bjeshkën e Junikut dhe në të dy stanet janë  gjetur provat/dëshmitë materiale si në vijim.
Dy (2)  armë AK-47 (kallashnikovë)
Njëzet e pesë (25) copë fishek të kalibrit 7.62 mm.
Tre (3) karikatorë për armë AK-47.
I dyshuari i parë  ( Xh. M),  pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë nuk ka qenë prezent gjatë bastisjes dhe i njëjti është ftuar për interviste nga hetuesit kompetentë për procedurë të mëtejme./21Media

Back to top button