Vdiq regjisori Ivan Reitman

Ka vdekur në moshen 75 vjeçare regjisori Ivan Reitman.
Reitman ishte i njohur komeditë e tij të suksesshme, përfshirë filmin “Ghostbusters”.
Pasi familja e tij iku nga shtypja komuniste në Çekosllovakinë e pasluftës, Reitman u rrit në Kanada, ku nisi të punoj në filma.
Filmat e tij të tjerë si regjisor përfshinin “Twins”, “Kindergarten Cop” dhe “Junior”.
“Familja jonë është e pikëlluar për humbjen e papritur të një burri, babai dhe gjyshi që na mësoi të kërkojmë gjithmonë magjinë në jetë. Ne ngushëllohemi që puna e tij si regjisor u solli të qeshura dhe lumturi të tjerëve të panumërt në mbarë botën”, thanë fëmijët e tij në një deklaratë./21Media

Back to top button