Vdiq valltari Malë Kapllan Nikçi
Ka vdekur në moshën 93 vjeçare valltari Malë Kapllan Nikçi.
Lajmi u bë i ditur nga familjarë të të ndjerit.
Nikçi ishte pjesë e Ansamblit Folklorik Autokton Rugova.
Gjithashtu, siç kanë njoftuar familjarët, varrimi do të bëhet sot(1 shkurt), në orën 15:00, në Pejë.
“Njoftojm shoket, miqt e farefisin se sot në oret e para të mëngjesit vdiq plaku i Rugoves Malë Kapllan Nikçi. Varrimi i bëhët sot me 01.02.2022 në ora 15h në varrezat e Pejës. Nisja e Funeralit nga Shtëpia e të ndjerit Vitomericë rruga Mulla Zeke Berdyna 101 në ora 14:30h”, thuhet në njoftim.
Nikçi ishte anëtari më i moshuar i Ansamblit Folklorik të Rugovës./21Media