Vdiqën dy persona në aksidentin e rëndë në Korroticë

 

Dy femra të moshës 45 vjeçare e 25 vjeçare kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra gjatë një aksidenti në Korroticë të Ulët të Drenasit që ndodhi sot.

Për portalin rtv21.tv këtë e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë.

“Vdekjen e viktimave L.P (femër) 45 vjeç, dhe Q.Th (femër) 26 vjeç e kanë konstatuar ekipet mjekësore në qendrat e sipërshënuara. Aktualisht hetuesit po vazhdojnë të kryejnë ekzaminimet e nevojshme dhe po ndërmarrin veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, ka thënë Ahmeti.

Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor./21Media

Back to top button