Vela: Lista Serbe është e përfaqësuar dhe merr pjesë në KQZ ku po bëhen përgatitjet për zgjedhjet e 23 prillit

Shefi i Kabinetit të Presidentes Osmani, Blerim Vela, ka reaguar ndaj pretendimet e palës serbe se Kosova po organizon zgjedhje jodemokratike.

Vela përmes një postimi në Twitter përmendi disa nga hapat që institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë në mënyrë që t’i mundësohet pjesëmarrja të gjitha partive, përfshirë edhe Listën Serbe.

“Fakte. Derisa Serbia po përdor dhunë, intimidim, korrupsion edhe tani po ndërhyn në zgjedhje në veri të Kosovës, ajo po pretendon rrejshëm se institucionet Kosovës po organizojnë zgjedhje “jodemokratike”. Institucionet e Kosovës kanë shtyrë zgjedhjet nga 22 dhjetori më 23 prill. KQZ zgjati afatin për regjistrimin e partive dhe kandidatëve nga 18 marsi më 22 mars. Kandidatët dhe partitë serbe janë regjistruar për zgjedhjet e 23 prillit. Lista Serbe është e përfaqësuar dhe merr pjesë në KQZ, ku bëhen të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 23 prillit”, ka shkruar Vela në Twitter./21Media

Back to top button