Veliu kërkon të ngritët niveli i Gatishmërisë në Nivel Kombëtar

 

Reshjet e shiut që po bien pa ndërprerë kanë vërshuar disa komuna të Kosovës. Vërshime të pjesshme raportohet të ketë në Komunën e Gjakovës, Malishevës, Rahovecit, Drenasit e Suharekës.

E për këtë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka autorizuar Agjencinë e Mneaxhimit Emergjent (AME) që të ngritë nivelin e Gatishmërisë në Nivel Kombëtar.

“Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, bazuar në vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes në terren, sot ka kërkuar nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ngritjen e nivelit të Gatishmërisë në Nivel Kombëtar.”, thuhet në komunikatën për media.

Në komunikatë thuhet edhe se në komuna tjera situata është nën kontroll.

“ AME do të koordinojë të gjitha veprimet operacionale me shtabet komunale, për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme, por edhe për t’i ndihmuar këto shtabe si me personel ashtu edhe me mjete. MPB do të informojë qytetarët në rast të përkeqësimit të gjendjes aktuale”, përfundon komunikata. /21Media

Back to top button