Veliu për presidenten: E VV-së po, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij

Agim Veliu ka kritikuar ish-bashkëpartiakun e tij, kreun e LDK-së Lumir Abdixhikun duke thënë se “është dashur të kaloj një vit që ai ta pranoj se Vjosa Osmani nuk është presidente e të gjithëve”.
Lumir Abdixhiku ka deklaruar se me presidenten, Vjosa Osmani ka vetëm  komunikim institucional.
Ndërsa, Veliu përmes një postimi në “Facebook” u shpreh se ata kishin komunikim të përditshëm derisa “e bëri presidente”.
“Një presidente që ka ardhur në pushtet nën petkun e VV-së dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! E VV-së po, pa dyshim, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij, kjo është pak e çuditshme! Nuk është për t’u habitur pse Vjosa sillet ndaj Lumirit sipas asaj thënies “E kapërceva lumin…””, ka shkruar Veliu.
Ai tutje e ka përshkruar presidenten Osmani si përçarëse dhe e akuzoi se ka bërë përpjekje për shkattrimin e LDK-së.
“Fundja, askush nuk ka pritur se do të ndryshojë Vjosa, që ka shkëlqyer si politikane përçarëse dhe konfliktuoze, deri në përpjekjen për shkatërrimin e partisë që e rriti”, ka thënë Veliu./21Media

Back to top button