Veljanovski: Talat Xhaferi nuk është kryetar legjitim

Faktori ndërkombëtar ka legjitimuar pozitën e Xhaferit, ndërsa edhe diplomati amerikan, Hojt Li, për nesër ka paralajmëruar takim me Xhaferin

Trajko Veljanovski, kryetari i deritanishëm i kuvendit të Maqedonisë, duket se i injoron urimet nga vendi dhe nga vendet e huaja, drejtuar kryetarit të sapozgjedhur të kuvendit, Talat xhaferi. Në intervistën e mbrëmshme për TV Sitel, ai përsëriti se Xhaferi nuk është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe për këtë shkak, ai vetë do të vazhdojë të kryesojë  seancën konstituive. Ai shtoi se pasi të rinovohet dëmi në objektin e kuvendit, do të vazhdojnë me pikën e tretë , për të cilën, deri tani, deputetët e VMRO-DPMNE-së replikuan vazhdimisht me veten e tyre

“Shërbimet më thanë se katër ose pesë vende të cilat shërbejnë për votim të deputetëve, janë shkatërruar, mikrofonat duhet të jenë të aktivizuara. Pas aktivizimit të tyre, unë, si kryesues i seancës konstituive, do të vendos, do të caktojë vazhdimin e kësaj seance”, tha Trajko Veljanovski, Kryesues i seancës konstitutive,shkruan tv21.tv

Opinionet kundërshtuese vijnë nga shumë anë. Osman Kadriu, profesor i së drejtës kushtetuese, thotë se sipas Kushtetutës dhe ligjit të Kuvendit, procedura për zgjedhje të kryetarit të ri është përfunduar.

“Seancën e ardhshme të kuvendit mund ta thërrasë vetëm kryetari i ri, Talat Xhaferi. Nëse seancën e thërret Trajko Veljanovski, në atë seancë nuk do të marrin pjesë deputetët e shumicës parlamentare”, u shpreh Osman Kadriu, Profesor i së Drejtës Kushtetuese.

Edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Branko Naumovski, në një përgjigje me shkrim, thotë se me zgjedhjen e kryetarit të ri të kuvendit, procedura për formimin e Kuvendit është futur në rrugë të së drejtës.

“Qytetarët kishin mundësi të shohin se është bërë ky Baj Pas të cilin e prisnim, me votimin e shumicës parlamentare, përfundimisht, në një mënyrë legjitime dhe legale, dhe në kushte shumë të vështira, të krijuara nga ju, nga DPMNE-ja, qytetarët e panë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”, tha Branko Naumovski, Ish-kryetar i Gjykatës kushtetuese të RM-së.

Faktori ndërkombëtar ka legjitimuar pozitën e Xhaferit, ndërsa edhe diplomati amerikan, Hojt Li, për nesër ka paralajmëruar takim me Xhaferin.

Back to top button