U arrestua i dyshuari

U arrestua i dyshuari

Policia njofton se dje është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasiqë pas një zënke të çastit që kishte pasur me vëllain e tij rreth rregullimit të kopshtit të shtëpisë e ka sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor, i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Vitomiricë të Pejës./21Media