Vëllai i Liridona Ademajt vizitoi nipat në Suedi

Vëllai i Liridona Ademajt , Leonardi ka njoftuar se ka shkuar në Suedi për të takuar nipat e tij, përkatësisht fëmijët e së ndjerës.

Leonardi tregoi se ata kishin vetëm një kërkesë për ta vizituar varrin e së ëmës e cila u vra në fund të nëntorit të vitit të kaluar. Organizator i vrasjes së saj dyshohet të jetë bashkëshorti, Naim Murseli.

“Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t’i përcjellë tërë jetën.

U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes? Falenderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional.”, ka shkruar Leonard Ademaj.

Vrasja e Liridona Ademaj ngjalli reagime në publik, pasi që fillimisht u mendua që u vra nga grabitësit, por që më vonë dyshohet se organizimi i vrasjes u bë nga bashkëshorti i saj,  Murseli cili aktualisht po mbahet në burg./21Media

Back to top button