Vetëm për dy muaj 22.5 milionë euro më shumë të hyra tatimore

Administrata Tatimore e Kosovës  njofton se ka inkasuar  172 milionë euro të hyra tatimore për periudhën Janar-Shkurt 2024.

“Me një angazhim të vazhdueshëm për të avancuar dhe për të siguruar efikasitet në administrimin e detyrave tatimore, ATK-ja ka arritur rezultate të shkëlqyera edhe në këtë fillimvit.Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2024, ATK-ja ka realizuar një inkasim të konsiderueshëm të të hyrave tatimore, ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje për 15 %, ndërsa në raport me planin tejkalim prej 7.8 milionë euro apo 4.7 %, duke demonstruar angazhimin e vazhdueshëm për zbatimin e ligjit dhe për të ndërtuar një ambient të favorshëm për bizneset dhe qytetarët. Përmirësimi i efikasitetit dhe transparencës në procesin e inkasimit është një prioritet i autoritetit tatimor dhe ky rezultat reflekton në realizimin e qëllimeve strategjike.”, thuhet në njoftim./21Media

 

Back to top button