Vëllezërit që vuajtën burgun gabimisht, shpërblehen me 75 milionë dollarë

 

Një gjykatë në North Carolina, ka shpërblyer me 75 milionë dollarë, dy gjysmë-vëllëzërit që u akuzuan gabimisht në vitin 1983 për vrasjen e vajzës 11 vjeçare.

Gjykata vendosi se Henry McCollum dhe Leon Brown, duhet të shpërblehen me nga 31 milionë dollarë në kompenzim të viteve që kaluan në burg, 1 milion për çdo vit të kaluar në burg, raporton NBC.

Të dy u liruan nga burgu në vitin 2014. Ata ishin adoleshentë në kohën kur u akuzuan për vrasjen e cila ndodhi në Red Springs, në Robeson County, McCollum ishte 19 vjeçar, ndërsa Brown ishte 15 vjeçar.

Gjykimi i së premtës, erdhi kundër hetimeve të kryera nga agjentët Leroy Allen dhe Kenneth Snead.

“E fitova lirinë time. Ka shumë të tjerë që ende janë në burg pa faj, ata nuk e meritojnë të jenë aty”, tha McCollum./21Media

Back to top button