Vendimi për Stevanoviq është marrë pa ndikim politik

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e 281-të ka vendosur për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljanu Stevanoviq nga pozita e saj si kryetare.
Vendim sipas tyre, është marrë sipas kërkesës së Autoritetit Kompetent për Kryetar të Gjykatave, në përputhje me Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Ligjin për Gjykatat, Ligjin për KGJK, Kodin e Etikës dhe Rregulloren për Procedurën Disiplinore të Gjyqtarëve.
Me këtë rast, KGJK ka theksuar se “Vendimi për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, është marrë në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore që ka KGJK-ja, dhe nuk paragjykon përfundimin e procedurës në raport me gjyqtaren, znj.Stevanoviq”.
“Vendimi në fjalë është marrë pa asnjë ndikim politik, prandaj me këtë rast, KGJK u bënë thirrje institucioneve dhe zyrtarëve publik të institucioneve tjera të përmbahen nga deklaratat për vendimet e KGJK-së, pasi çfarëdo deklarimi publik nuk i kontribuon pavarësisë së gjyqësorit, si pushtet i pavarur”, thuhet tutje në njoftim./21Media

Back to top button