Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në kryeqytet

Kryeministrit, Albin Kurti ka vendosur gurthemelin për një çerdhe të re në kryeqytet, e katërta brenda muajit tetor.
A tha se investimet në ndërtimin e çerdheve do të bëhen në të gjitha komunat e Kosovës, në drejtim të rezlizimit të premtimeve të dhëna si qeveri. Kryetari
Kurti ka sqaruar se çerdhja e re në kryeqytet do të ketë 1.300 metra katrorë, me 120 fëmijë të cilët do të akomodohen dhe me 5 dhoma qëndrimi për fëmijët, e cila kap vlerën e 743 mijë eurove.
“Është projektuar në dy kate dhe përmban pesë dhoma për qëndrim të fëmijëve, tri dhoma të gjumit për fëmijë, kuzhinën, dhomën e mjekut, psikologut, administratën si dhe hapësirën teknike… Ky investim kap vlerën 743 mijë euro. Arsimin e kemi prioritet e veçanërisht zhvillimin e edukimit të hershëm, edukimi parashkollor është tejet i rëndësishëm për suksesin e fëmijëve dhe të rinjve në arsimimin e mëtutjeshëm. Investimet si ky sot e tjerat që do vinë janë të nevojshme për vendin dhe shoqërinë tonë”, deklaroi Kurti.
E para e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se janë duke punuar që të përmirësojnë rezultatet në arsim, derisa shtoi se është rritur edhe buxheti në këtë drejtim.
“Qeveria tashmë jo veç se ka ndarë buxhetin për investime në avancimin e edukimit të hershem dhe përmirësimet në edukim, infrastrukturë edhe fizike përveç asaj ligjore dhe kushteve të tjera por edhe e ka rritur atë buxhet. Nga komuna në komunë, nga fshati në fshat do të punojmë shumë në aspekt shumë dimensional që të përmirësojmë rezultatet në arsim. Në këtë drejtim dhënia e mundësië për fëmijët në përfshirjen e edukimit të hershem është e dokumentar tashmë që është parakusht për secilin prej fëmijëve për familjet e tyre por edhe zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi”, tha Nagavci.
Kryetari i Prishtinës Perparim Rama vlereson se bashkëpunimi ndërinstitucional i nivelit lokal me nivelin qendror jep fryte të mirëfillta. Ndërsa tha se janë edhe tri shkolla tjera që planifikojnë të ndërtojnë.
“Në aspektin institucional përgjegjësia jonë për ngritjen e kualitetit mësimor fillon pikërisht nga fëmijëria, nga mosha e vogël ku edhe i mundësojmë qytetarëve tanë, fëmijëve tanë që të kenë qasje në vende ku shoqërohen me njëri tjetrin, mësojnë si të bashkëpunojnë më njëri tjetrin, si të transformohen në qytetar të ndershëm për të mirën e gjithë shoqërisë në vend…15:25 Kemi edhe projekte të tjera, pra edhe tri shkolla tjera tash që planifikojmë t’i ndërtojmë me partneritetin publiko privat, e cila po ashtu vjen si rezultat i bashkëpunimit të mirëfilltë të nivelit lokal me nivelit qendror”, tha Rama./21Media

Back to top button