Di Maria: Është koha për t’i dhënë fund gënjeshtrave

Ylli argjentinas, Angel Di Maria iu është përgjigjur spekulimeve të cilat po sugjerojnë se ai ka kërkuar largimin qysh në janar nga gjiganti italian, Juventus.
Spekulohej se Di Maria nuk është i kënaqur me aventurën që po e kalon te Juventusi, dhe pas eliminimit nga Liga e Kampionëve po e kërkon largimin nga “Zonja e Vjetër”.
Por, si duket këto spekulime nuk janë aspak të vërteta pasi që vetë Di Maria i ka mohuar zërat se dëshiron largimin nga Juventusi.
“Po qarkullojnë gënjeshtra të shumta për të ardhmen time. Dikush ka shpikur tregime për mua se dua të largohem nga Juventusi në janar, por nuk është e vërtetë”, tha Di Maria.
“Nuk do të largohem në janar, jam shumë i lumtur në Torino dhe me këtë klub të madh, kështu që ka ardhur koha t’i japim fund të gjitha gënjeshtrave”, shtoi më tej ylli argjentinas.
Që prej largimit nga Paris Saint-Germain drejt Juventusit, Angel Di Maria ka arritur të bëjë shtatë paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar një gol dhe katër asistime mbi emrin e tij.

Back to top button