Vepër arti me flokë për kryeministrin

Një parukiere ka bërë një vepër arti të kryeministrit britanik Boris Johnson nga flokët që ua ka prerë klienteve të saj gjatë pandemisë.
Davinia Fox, nga Rockwell Green, Somerset, veprën e ka bërë në dyshemenë e sallonit të saj.
Ajo ka thënë se pandemia ka dëshmuar se profesioni i saj nuk ishte një “punë e vdekur” dhe ka dashur të falënderojë kryeministrin që ndihmoi vendin ta kalojë këtë sfidë.
“Do të doja që ai të vinte dhe ta shihte”, ka thënë Fox, shkruan BBC, përcjellë rtv21.tv

Gjatë karrierës së saj 26-vjeçare si parukiere në Londër dhe Somerset, ajo ka theksuar se ndjente se profesioni i saj nuk vlerësohej aq sa duhet.
“Ka pasur stigmë pas nesh, ku nëse nuk je i zgjuar, bëhesh parukier dhe duket se është një nga ato punët e ulëta”, ka theksuar ajo.
“Kjo ka ndryshuar ndër vite dhe COVID-19 ka ndihmuar patjetër”, ka shtuar Fox.

Parukieres britanike i është dashur dy ditë pushim nga puna për të përfunduar veprën me flokë, gjithsej 16 orë punë për të.
“Doja të bëja diçka. Doja të tregoja se sa shumë u rritën flokët e njerëzve gjatë gjithë izolimit pa parukierë”, ka thënë Fox./21Media

Back to top button