Vërshime katastrofale në Peru, 13 të vdekur

Së paku 113 persona kanë vdekur deri me tani si pasojë e vërshimeve katastrofale, me të cilat po përballet Peruja që nga fillimi i këtij viti, kanë kumtuar sot zyrtarët.

Gjatë fundjavës së kaluar si pasojë e përmbytjeve kanë vdekur së paku 5 persona, shkruan rtv21.tv

Shkencëtaret janë të mendimit se fajtori kryesor për katastrofat natyrore në Peru është fenomeni klimatik, El Ninjo. Si pasojë e këtyre katastrofave, deri me tani pa kulm mbi kokë kanë mbetur 178 mijë banorë, janë shkatërruar apo dëmtuar mbi 1 milionë shtëpi, e janë shkatërruar edhe mbi 2500 kilometra rrugë.

Sipas vlerësimit të zyrtarëve, Perusë do ti nevojiten së paku 9 miliardë dollarë për sanimin e dëmeve. El Ninjo është fenomen klimatik, i cili shfaqet kur temperatura e ujit në Oqeanin e Qetë ngritët tej mase./21Media

Back to top button