Vërshime në Drenas, kërkohet kujdes i shtuar

 

Pas vazhdimit të reshjeve të dendura të shiut, disa rrugë në Komunën e Drenasit e sidomos mbi ura, janë bërë të pakalueshme.

“Rruga regjionale Drenas-Obiliq, tek lagja Morina në Çikatovë të Vjetër në drejtim të “Guri i Plakës” është e bllokuar nga uji, ndaj lusim qytetarët që t’i shmangën kësaj rruge dhe të përdorin rrugë të tjera alternative. Po ashtu edhe rruga regjionale Drenas-Prishtinë, përkatësisht afër trafo-stacionit të KEDS-it, rruga është përkohësisht e bllokuar e po ashtu edhe shtëpitë e banimit janë vërshuar nga uji”, bëhet e ditur në komunikatën e dërguar për media.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet pa nevojë dhe t’i shmangen rreziqeve në rrugët ku vërshimet janë me të dendura..

Kryetari Lladrovci dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, njoftojnë të gjitha ato familje të cilat si pasojë e reshjeve të shiut, shtëpitë e tyre janë bërë përkohësisht të pabanueshme dhe nuk kanë zgjidhje të strehimit tek të afërmit e tyre, të lajmërohen në Komunën e Drenasit, përkatësisht në numrin 049 978 948./21Media

Back to top button