Veseli: Falë sakrificave të veteranëve të UÇK-së sot jemi të lirë
“Përgjithmonë respekt për këtë krenari kombëtare”
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se Dita e veteranëve është ditë e madhe në kalendarin historik të Kosovës.
Ai në një shkrim në Facebook shkruan se kjo ditë simbolizon përpjekjet dhe sakrificat e mijëra veteranëve të UÇK-së, falë të cilave sot jemi të lirë dhe shtet sovran.
“Përgjithmonë respekt për këtë kategori të nderit dhe krenarisë kombëtare”, tha Veseli.