Veseli harron letërnjoftimin

Veseli shkoi në vendvotim pa leternjoftim!

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli pritej të votonte në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mirëpo Veseli harroi diçka.

Kreu i PDK-së ka harruar letërnjoftimin dhe nuk e dinte numrin e tij personal, kështu që ende nuk ka pasë mundësi të votojë, pasi që po pret ta sigurojë kartën e identifikimit, raporton rtv21.tv.

Ndryshe, pak më heret në këtë qendër kanë votuar edhe Ymeri, Kurti dhe presidenti Thaçi. / 21Media

Back to top button