Nuk raportohen parregullsi në Fakultetin Ekonomik-Juridik
Vendvotimet janë hapur me kohë
Në Fakultetin Ekonomik-Juridik në qendrën e vendvotimit 1913E, tashmë ka një fluks të shtuar të qytetarëve që janë drejtuar për të dhënë votën e tyre.
Menaxheri i kësaj qendre tha se vendvotimet janë hapur me kohë dhe se deri tani nuk ka pas ndonjë parregullsi.
Në këtë qendër janë nëntë pika të votimit ndërsa të drejt për të votuar kanë afër 6400 qytetarë.
Procesi i votimeve po mbikëqyret prej përfaqësuesve të KQZ-së, organizatave vendore dhe ndërkombëtare. Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të vendosin se kush do ta qeverisë Kosovën në mandatin e ardhshëm. Me votën e tyre, qytetarët do ta caktojnë përbërjen e ardhshme të Kuvendit, i cili ka 120 ulëse.
Në garë për të siguruar vende në Kuvend janë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.
Votimi për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në Kosovë ka filluar në orën 7:00 të mëngjesit deri në orën 19:00./21Media