Veseli: Kosova ndjen dhimbje për humbjen e heroit të ligjit

Veseli reagon për vrasjen e policit në Istog

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur i pikëlluar me rastin e vrasjes së policit në detyrë në Istog. Ai e ka cilësuar policin si hero të ligjit.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e policit Izet Demaj, në Istog. Ai ra në krye të detyrës, duke mbrojtur me jetën e tij qytetarët dhe pronën e tyre. Në këto momente të rënda, e gjithë Kosova ndjen dhimbje për humbjen e këtij heroi të ligjit.”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Për vrasjen e policit ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ndër tjerash  është shprehur i tronditur lidhur me rastin dhe ka ngushëlluar familjen. Ndërsa tha se Izeti Demaj është shembull se si mbrohet jeta e qytetarëve. 

Sot në Istog është vrarë një polic pasi që është shtënë me armë zjarri nga grabitësi i një banke në Istog. Pastaj edhe Policia e Kosovës ka shtënë mbi grabitësin, i cili po ashtu ka mbetur i vdekur. /21Media

Back to top button