Vrasja e policit në Istog, i dyshuari ish i burgosur në Gjermani

2 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë ka dhënë detaje për ngjarjen e cila ndodhi sot në Istog

Grabitësi në Istog ishte rikthyer nga Gjermania para tri vitesh, ku kishte vuajtur një dënim prej 17 vitesh burgim.

Prokurorja e rastit Sahide Gashi ka thënë se dorasi është nga fshati Shushicë e Istogut dhe dyshohet se ka të kaluar kriminale në Gjermani.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka dhënë detaje për ngjarjen e cila ndodhi sot në Istog, ku mbetën të vdekur një person dhe një zyrtar i Policisë së Kosovës.

“Sipas prokurores kujdestare, e cila është në vendin e ngjarjes, dyshohet se cak i grabitjes ka qenë një bankë në qendër të Istogut. Një zyrtar policor ka hasur në njërin nga grabitësit, ku i dyshuari K.M. ka shtënë me armë në drejtim të zyrtarit policor I.D., ku si pasojë e plagëve zyrtari policor ka ndërruar jetë”, ka thënë Nikçi.

Ai ka shtuar se grabitësi  gjatë shkëmbimit me armë zjarri me zyrtarë të tjerë policorë ka vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga zyrtarët e tjerë policorë, të cilët kanë shtënë në vetëmbrojtje.

“Lidhur me këtë rast të grabitjes, dyshohet se ka edhe persona të tjerë të implikuar të cilët për momentin janë në kërkim”, ka thënë Nikçi./Kallxo.com