Veseli në Zhabar premton zhvillim ekonomik

“Mitrovica ka nevojë për zhvillim ekonomik”

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë tubimit elektoral të mbajtur sot në Zhabar të Mitrovicës, ka thënë se nuk do ta harrojnë kurrë një pritje kaq vëllazërore nga banorët e këtij vendi.

Veseli ka theksuar se Zhabari dhe Mitrovica kanë dhënë provimin atëherë kur iu është dashur vendit.

“Mitrovica ka nevojë për zhvillim ekonomik. Ne duhet të mendojmë më shumë për këtë vend dhe qytetarët e saj, këtë e parasheh edhe koncepti ynë Fillimi i Ri, askush nuk do të na ndalojë ta zhvillojmë ekonomikisht këtë vend”, ka thënë Veseli dhe shtoi se nuk duhet të ketë veri, jug lindje e perëndim të Mitrovicës, por vetëm një Mitrovicë.

Avni Kastrati, kryetar i PDK-së në Mitrovicë tha se Zhabari dhe Mitrovica po e përqafojnë me dashuri Fillimin e Ri, sepse mundëson progres për të rinjtë, biznese, arsim.

“Të gjitha këto janë elemente që fuqizojnë qytetarët, të cilët pa dyshim do të votojnë për Fillimin e Ri, PDK-në dhe Kadri Veselin”, tha Kastrati.

Back to top button