Emiratet: Është i mundshëm përdorimi i forcës kundër Katarit

“Nuk ka për çka të bisedohet me Katarin”

Shefi i diplomacisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Anvar Gargash, tha të mërkurën se nuk ka për çka të bisedohet me Katarin, i cili është në qendër të krizës diplomatike në Gjirin Persik.

Ai në një intervistë për AP tha se të gjitha opsionet janë të mundshme, përfshirë edhe përdorimin e forcës.

Gargash përshëndeti përpjekjet e emirit të Kuvajtit që të ndërmjetësojë në zgjidhjen e krizës me Katarin, të cilin fqinjët e kanë izoluar, por nuk deshi të përgjigjej në pyetjen nëse këtë do ta pranojnë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndryshe, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Bahrejni, Egjipti, Jemeni dhe Maldivet kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, dhe kanë izoluar plotësisht këtë shtet për shkak të siç thuhet, mbështetjes për grupet islamike dhe marrëdhënieve me Iranin.

Back to top button