Veseli: Pak kanë rëndësi karriget, me rëndësi është partneriteti me SHBA-në

“Mitrovica do të jetë një, nuk do të ketë Kosovë me asociacion me kompetenca ekzekutive…”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se pak kanë rëndësi çështjet e brendshme dhe karriget, me rëndësi është shteti i Kosovës dhe partneritetin me SHBA-në.

Këto komente kryeparlamentari i bëri derisa ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti me rastin e 22 vjetorit të rënies së tij.

“Pak ka rëndësi çështjet e brendshme edhe karriget nga e imja e rend, me rendësi është se shteti është i shenjët që ka sakrificën e këtyre heronjve të cilët kanë rënë në altarin e lirisë dhe mençuria jonë që ta mbajmë këtë partneritet me ata të cilët kemi arritur lirinë, pavarësinë“, ka thënë Veseli.

I pyet se nga takimi i sotëm që zhvilluan me ambasadorin amerikan Kossnet a ishte i nevrikosur ashtu siç po raportohet për disa media, Veseli u shpreh se i rëndësishëm është partneriteti me SHBA-në duke e ripërsëritur se në Kosovë nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive dhe këmbim territoresh.

“Nuk ka sovraniteti dhe mbrojte të territorit të Republikës së Kosovës pa politika të mençura euroatlantike, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë perëndimor, të jenë të sigurt që jemi duke punuar intensivisht, nuk do të hjeku dorë për aq sa është i shenjët sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit. Mitrovica do të jetë një, nuk do të ketë Kosovë me asociacion me kompetenca ekzekutive, nuk do të ketë këmbim të territoreve dhe do të ketë partneritet të përjetshëm SHBA me Kosovën”, ka thënë Veseli.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas këtij takimi ka thënë se është një kërkesë e vazhdueshme që taksa të hiqet, për të vazhduar dialogun. Megjithatë, Haradinaj ka ritheksuar se taksa është vendim i Qeverisë, është sovran dhe ka thënë se nuk duhet të përzihen temat.

Kurse,  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk ka agjendë as individ qe e prish miqësinë e Kosovës me SHBA-në./21Media

Back to top button