Veseli premton rritje të pensioneve për 25 për qind

Gjatë fushatës së tij në Drenas

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë hajpes së fushatës sot në Drenas, tha se në zgjedhjet e 11 qershorit do të vendoset se nga do të shkojë Kosova.

Ai shtoi se Kosovës sot me shumë se kurrë i dihet kuptimësia e lirisë dhe shtetit, e ajo është zhvillimi ekonomik. Veseli përsëriti se ndihma ndaj ndërmarrësve do të jetë prioritet, sepse ekzistojnë 60 mijë biznese të cilat nëse përkrahen, vetëm nga një vend pune ta krijojnë, krijohen 60 mijë vende të reja pune.

Veseli ka ftuar të gjithë ata që kanë tokë të orientohen nga bujqësia. “Gruaja dhe rinia do të jenë fokus, sepse pa fuqizimin e tyre nuk mundtë ecë përpara një shoqëri”, theksoi Veseli.

Kreu i PDK-së ritheksoi ngritjen e pensioneve për 25 përqind, ndërsa pyeti se më 11 qershor është një pyetje se kush do ta udhëheq Kosovën. “Ata që nuk kanë guxim me marrë vendime, apo ata që nuk e njohin Kosovën, flamurin dhe nuk e shohin se Serbia nuk është më në Kosovë nga frika, porse luftëtarët e lirisë e dinë se Serbia kurrë më nuk do të jetë në Kosovë”, tha Veseli.

Madje Veseli tha se të tillët ngjasin kravata vetëm për pushtet dhe ka kërkuar nga drenicasit ta përkrahin PDK-në, partinë që, sipas tij, e kanë themeluar vetë.

Back to top button