Havolli premton 700 milionë euro investime kapitale

Sokol Havolli tregon programin ekonomik të koalicionit LDK-AKR-Alternativa

Në “Debat Përnime” me Jeta Xharrën, të ftuar ishin përfaqësuesit e partive politike të cilët shpalosën plan-programet e tyre me theks të veçantë në fushën e ekonomisë.

Sokol Havolli nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, tha se janë të parapara 700 milionë euro investime kapitale, shkruan rtv21.tv

Havolli tha se kur themi se rritja ekonomike mund të bëhet deri në 8 për qind mund të duket si shifër e lartë, por tha se ndër ditët e para të qeverisjes do të nënshkruhet projekti për termocentralin Kosova e Re.

Havolli tha se nuk jemi parti që zhvasim punëtorë andaj investitorët e huaj do të vinë shumë lehtë për të investuar në Kosovë sepse siç tha ai me LDK-në vendi ynë do tu duket serioz./21Media

Back to top button