“Vesht kanë sy, shohin, gjykojnë e nuk harrojnë”, PMC shpalos programin për konferencën dy ditore

Konferenca dy ditore e “Prishtina Music Conference” do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në Kino Armata.
Kështu, PMC ka shpalosur programin për dy ditë.
Sipas PMC, programi hapet me një performancë në piano nga Medina Surdulli në Teatrin Kombëtar të Kosovës, të premtën.
“Vesht’ kanë sy, shohin, gjykojnë e nuk harrojnë” – ngjarja më e përfolur në Prishtinë e paralajmëruar tash e disa muaj. Konferenca dy ditore ka një program të pasur me tema specifike por gjithpërfshirëse për ata të interesuar në industri të muzikës.
Programi është i tëri në gjuhën angleze, do të ketë ndër të tjerë të ftuar edhe Dukagjin Lipën, babain e tashmë artistes me famë botërore, Dua Lipës, i cili do flas për projektet e tij dhe si e sheh të ardhmen e muzikës në Kosovë e rajon.

Gjithashtu, e vetmja performancë për të cilën do të duhet të paguani është ajo e artistit, Adam Ben Ezra./21Media

Back to top button