Vetaksident në autostradën Prishtinë-Ferizaj, një i lënduar

Një person është lënduar pasi është vetaksidentuar në autostradën “Arben Xhaferi” Prishtinë-Ferizaj, konkretisht në dalje në Babush, rreth orës 14:00.
Lajmin për portalin rtv12.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Njësitë kompetente policore për mbikëqyrje në autostradë kanë reaguar në vendin e ngjarjes. Pas pranimit të informacioneve shtesë nga tereni do të njoftoheni nga kompetentet”, ka thënë Hoxha./21Media

Back to top button