Vetaksident në magjistralen Gjakovë-Prizren, vdiq një person

Një person humbi jetën sot si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Lajmin për portalin rtv21.tv e  konfirmoi komandanti rajonal i trafikut në Gjakovë, Albin Sahatqija, i cili informoi se viktima ishte rreth 33-vjeç.

Ai bëri të ditur se aksidenti ndodhi në hyrjen për në Gjakovë.

“Një motorist i moshës 33-32 vjeçare, i cili ka qenë pa helmetë e ka humb kontrollin, ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Gjakovës pasi ka kaluar rrethrrotullimin është rrëzuar e motor dhe ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve”, tha Sahatqija.

Ai u shpreh se njësitet e Policisë janë në vendin e ngjarjes, bashkë me prokurorin dhe se trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion./21Media

Back to top button