Vetaksident në Pejë, lëndohet vozitësi

Një vetaksident ka ndodhur sonte në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë. Vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.
“Sonte rreth orës 20:15 policia është njoftuar se në rrugën ‘Zhujë Selmani’, ka ndodhur një vetaksident ku vozitësi ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës”, ka njoftuar Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe po hetohen shkaqet e aksidentit./21Media

Back to top button