Vetaksident në Prishtinë, ka të lënduar

Një vetaksident në komunikacion ka ndodhur sonte në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv ka thënë se një person ka pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 19:00, në rrugën “UÇK”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka njoftuar se Policia ka nisur një hetim për ndriçimin e shkaqeve të këtij vetaksidenti./21Media

Back to top button