Vetaksidenti i autobusit në magjistralen Gjakovë – Prizren, deklarohet kompania

Kompania turistike, e autobusit që u vetaksidentua në mëngjesin e sotëm, në magjistralen Gjakovë – Prizren, ka dalë me një sqarim lidhur me ngjarjen.

Ajo kanë njoftuar se autobusi gjatë asaj kohe ka qenë jashtë shërbimit, në rrugën për t’u kthyer te garazhi.

Ndërsa ka njoftuar se kompania e ka verifikuar nga kontrollet teknike se autobusi ishte në rregull teknikisht, dhe i është nënshtruar kontrolleve të vazhdueshme teknike.

“Në procedurat brenda kompanisë kompania ka marrë versionin e shoferit të autobusit i cili ka sqaruar se aksidenti ka ndodhur në një tentativë për të shmangur një pengesë në rrugë dhe autobusi ka humbur kontrollin”, thuhet në njoftim.

Drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta për portalin rtv21.tv ka thënë se nuk është raportuar për të lënduar.

Po ashtu edhe kompania ka thënë se në autobusin e aksidentuar nuk kishte pasagjerë dhe se askush nuk është lënduar./21Media

Back to top button