Vetëm dje katër gra u rrahën nga burrat e tyre

Dhuna vazhdon të jetë prezente në familjet kosovare. Vetëm dje janë raportuar 4 raste.
Në Fushë Kosovë dje rreth orës 19:35 është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Siç njofton policia viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Edhe në Suharekë një person në gjendje të dehur dje rreth orës 14:00 ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
E një rast tjetër ka ndodhur dje në Gjakovë, një person po ashtu i dehur ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
E rasti i fundit ka ndodhur në Rahovec në orët e para të 1 qershorit. Burri pas një mosmarrëveshje ka rrahur gruan e tij, ajo ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button