Vetëm gjatë ditës së djeshme 218 mijë aplikues për tërheqjen e 10% të Trustit

 

Gjatë ditës së djeshme  kanë aplikuar 218 mijë kontributdhënës për tërheqjen e 10% të trustit pensional. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nfa Fondi i Kursimeve Pensionale.

“Me dhjetëra mijëra aplikime nuk u realizuan sepse kishin probleme me verifikim të llogarive bankare. Nuk ishte në dorën tonë kjo por zgjidhje do të bëjmë. Andaj për rreth 8 orë mbi 250 kontribuues sigurisht kanë tentuar të aplikojnë dhe 218 mijë ia dolën me sukses, të tjerët kishin çështje teknike me llogaritë bankare.
Sistemi funksionoi, sigurinë e ruajtëm në maksimum dhe u përpoqëm të jemi në krye të detyrës. “, thuhet në njoftim.

Fillimisht kur faqja ishte paraparë të hapet për aplikim dje nga ora 15:00, pati probleme. Kështu Trusti bëri të ditura edhe disa adresa ku mund të aplikohej. Kjo ngjalli dyshime te qytetarët për sigurinë e të dhënave të tyre. Megjithatë Fondi Pensional i Kursimeve thotë se llogaritë janë të sigurta.

“Përkundër ndryshimit të adresës së aplikimit, që u detyruam ta bënim për të mos lënë asnjë dyshim mbi sigurinë e të dhënave të kontribuuesve, ne besojmë se ia kemi dalë. Sistemi nuk ra!Falënderues BQK-së dhe bankave për bashkëpunimin, mediave për ndihmën që na dhanë, ASHI-së për mbështetjen dhe gjjthë kontribuuesve që na inkurajuan dhe vlerësuan për mundin!”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button