Vetëvendosja kërkon shkarkimin e bordit të AKP-së

 

 

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes komisionit për Ekonomi i kanë rekomanduar Kuvendit të Kosovës shkarkimin e bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Në një konference për media, ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se me mos-miratimin e planin të punës në komision, i është hapur rrugë seancës së Kuvendit shkarkimi i bordit të AKP-së dhe emërimi i një bordi të ri, të propozuar nga Qeveria Kurti II.

Bordi i ri, sipas saj do ta përmbyllë fazën e tranzicionit, mbylljes së AKP-së dhe transferimit të aseteve të saj në fondin sovran.

“Sot në komisionin për ekonomi GP i LVV ka rekomanduar dhe është miratuar mos të mbështetet rekomandimi për kalim të punës së AKP-së si dhe i kemi rekomanduar seancës plenare shkarkimin e bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ky rekomandim i GP të LVV është miratuar dhe i përcjellët seancës së Kuvendit të Kosovës, me këtë kemi hapur rrugë për qeverinë që të propozojë një bord të ri, i cili gjithashtu do të miratohen në seancë plenare. Pastaj do të përmbyllë fazën e tranzicionit të AKP-së prej siç është tash, në përmbyllje të tij dhe transferim të aseteve te fondin sovran, siç është paraparë edhe në programin e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ajo.

Krahas kësaj, Kusari-Lila kritikoi menaxhimin në AKP duke thënë se e njëjta ka pasur performancë të dobët.

“Ajo që ne kemi konkluduar deri më tani, një performancë tepër e dobët e një agjencie që ka pasur synim rritjen e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Nuk është arritur asnjëra, në të kundërtën është kthyer në një institucioni në shërbim të vetvetes duke akomoduar në vazhdimësi kërkesat dhe ndikimi politike. Por edhe shkaktuar dëme ekonomisë së Kosovës”, u shpreh Kusari-Lila.

 

Back to top button