Aksident në rrugën Podujevë-Merdarë, ka të lënduar

 

Sot në magjistralen Podujevë- Merdarë ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një kamioni dhe një veture, si pasojë e së cilit një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në orën 14:00.

Ndërkaq, me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button