Vetëvendosje falënderon qytetarët: Ju jemi mirënjohës përjetë

 

 

Lëvizja Vetëvendosje ka falënderuar qytetarët e Kosovës për besimin e dhënë në zgjedhjet mbajtura dje më 14 shkurt.

Përmes një shkrimi në Facebook, ky subjekt ka thënë se mbështetja për Lëvizjen, nuk ka patur ndonjë precedent në historinë e Kosovës, për asnjë subjekt tjetër. Kjo mbështetje tregon mirësinë e qytetarëve dhe dashurinë e tyre për atdheun.

“Dëshira jonë më e madhe tash është që të dëshmojnë me punë dhe nder që ta sjellim ndryshimin që ju prisni, dhe ta meritojmë mbështetjen tuaj”, thuhet postimin e Vetëvendosjes..

Më tej, ata kanë falënderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën demokratike të treguar në këto zgjedhje.

Falënderojmë gjithë mbështetësit e Lëvizjes, që na e sollën këtë moment historik. I falemi nderit prej mërgatës që ka votuar me postë dhe masivisht ka ardhur në Kosovë. Dhe sigurisht, e pamundur është të mos e shprehim vlerësimin për punën e madhe e të palodhur të gjithë aktivistëve dhe vullnetarëve. Në veçanti falënderojmë vëzhguesit e komisionerët e ditës së zgjedhjeve, vëzhguesit e votave të mërgatës, si dhe vëzhguesit e Qendrës së Numërimit që nisin punën nga sot”, thuhet tutje në postim.

Vetëvendosja ka falënderuar qytetarët edhe për mikpritjen gjatë fushatës zgjedhore.

“Jemi të prekur thellësisht nga bujaria e pamatë e familjeve anëkënd Kosovës që na hapët dyert e zemrën muajin e shkuar, duke na pritur. Ju jemi mirënjohës përjetë. Në çdo shtëpi që ishim u pritëm ngrohtë dhe nuk pati nevojë të thërrasim për më shumë mobilizim se atë punë tashmë e kishte kryer gjyshi a gjyshja deri te nipi e mbesa. Bashkë do ta bëjmë më të mirën për vendin, shoqërinë dhe ekonominë tonë”, përfundon postimi./21Media

Back to top button