Vetëvendosje: Liria dhe pushtimi nuk barazohen kurrë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë që dënoi me 26 vjet burgim ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
“Dënimi i Salih Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vite burg është i papranueshëm për ne. Shpresojmë që në shkallën e Apelit ish-luftëtari Salih Mustafa të pastrohet nga akuzat, të cilat nuk po duket se kanë dëshmi e prova për përgjegjësitë e tij direkte”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
Më tej në reagim thuhet se, Lëvizja Vetëvendosje, është i vetmi subjekt politik që nuk e ka votuar themelimin e Gjykatës Speciale. “Ne besojmë se Kosova nuk ka nevojë për zgjidhje speciale e eksperimente, por për institucione normale si të çdo vendi tjetër. Edhe drejtësia jonë duhet të rrjedhë nga funksionalizimi i gjykatave normale e jo duke themeluar gjyqe speciale”.

Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën. Ai është shpallur fajtor për veprat: vrasje e paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar./21Media

Back to top button