Vetëvritet pasi qëlloi gabimisht vëllain në vend të arushës

Një burrë nga Oregon vrau veten pasi qëlloi gabimisht për vdekje vëllain e tij teksa ai synonte të qëllonte një ari .
Autoritetet thonë se burri kishte rrëmbyer armën e tij për t’u mbrojtur nga ariu i zi pranë shtëpisë së tij.
Por në vend të kësaj, burri vrau aksidentalisht vëllanë e tij në incidentin tragjik në Sunny Valley në Josephine County.
Policia u përgjigj pasi mori një telefonatë 911 nga një burrë i cili u tha atyre se “kishte qëlluar aksidentalisht vëllanë e tij ndërsa mbushte një armë” për ta përdorur kundër një ariu, transmeton rtv21.tv.
“Bazuar në hetimin, besohet se telefonuesi mori jetën e tij pasi telefonoi 911 për të raportuar të shtënat aksidentale,” shtoi zyra e sherifit.
Nënsherifi Travis Snyder tha se kur oficerët mbërritën, telefonuesi i 911 kishte vdekur nga një plagë vdekjeprurëse me armë zjarri dhe ata gjetën një burrë të dytë gjithashtu të vdekur nga një plagë me armë zjarri.
Incidenti ndodhi mëngjesin e së martës, në një zonë rurale 125 milje nga Eugene, Oregon.
Autoritetet nuk kanë identifikuar viktimat dhe hetimet po vazhdojnë./21Media

Back to top button