Vetmia

Poezi nga autori i njohur shqiptar
Migjeni (1911-1938) ka qenë poet dhe autor/publicist shumë i njohur. Millosh Gjergj Nikolla ─ ky ka qenë emri i tij i vërtetë, se Migjeni, ka qenë pseudonimi ose emri i tij i pendës.
Ai ka qenë poet dhe prozator shqiptar i shquar i viteve 1930. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ka qenë një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.
Konsiderohet që Migjeni kishte kaluar nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai kishte pasqyruar varfërinë e thellë të viteve kur kishte jetuar dhe u kishte dalë zot heronjve të krijimeve të tij si “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni?”, etj. Kishte fshikulluar ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit./21Media

VETMIA

Më plak mërzitja
që vetmiamë sjell;
përbuzja, urrejtja
të gjith sendet m’i mbështjell
që kam shumë anmiq
të liq
në këto sende pa shpirt,
Nuk flasin.
As sy s’kanë.
Po mue më bahet
se aty janë
vetëm që të më plasin
zemrën.
Së paku, të më shajnë:
I mallkuem!
Së paku, të anë tallin:
I uruem!
Së paku, të më këndojnë:
-I yni zot!
Ose të më thonë:
– Jeton kot!
Të flasin, të flasin se fjalë due
në kët vetmi me ndigjue.
Ose të më tregojnë historinë
e tyne, autobiografinë:
ndoshta ty do gjej gjasim
mejeten tcme pa tingllim
që në vetmi po e kaloj –
dhe s’po dij a rroj e s’rroj.
Sendet heshtin. – sa të pamëshirë!
Më bajnë dhe mue të hesht me pahirë,
pse gojë s’kanë
dhe nuk flasin,
aty janë
vetëm të më plasin
zemrën teme që po vuen
dhe në mërzi vetveten truen.
Back to top button