Vetura futet në turmën e njerëzve, 5 të vdekur e 13 të lënduar

Policia kineze ka arrestuar një burrë që me veturë goditi një numër të këmbësorëve në Guangzhou, duke shkaktuar vdekjen e 5 personave e lëndimin e 13 tjerëve.
Ngjarja ka shkaktuar zemërim të madh publik, ku shumë e kanë akuzuar të dyshuarin se qëllimshëm ka shënjestruar qytetarët.

Policia ka arrestuar 22-vjeçarin dhe ka nisur hetimet, raporton BBC.
Aksidenti ndodhi të mërkurën pasdite, në një periudhë të ngarkuar në qytetin jugor të Kinës me 19 milionë banorë./21Media
Back to top button