Osmani reagon për sulmin ndaj djalit të Rashiqit dhe për Bajqinovcin

 

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit ndaj djalit të ish-ministrit Nenad Rashiq, duke e cilësuar si akt kundër demokracisë dhe lirisë së individit.

Ajo ka ftuar organet e rendit që sa më shpejt t’i sjellin para drejtësisë autorët.

Është tashmë e qartë që sulmi ndaj tij është në vazhdën e kërcënimeve të shumta e ndërhyrjeve ilegale të Serbisë në Kosovë, që kanë për qëllim frikësimin e qytetarëve serbë”, ka thënë Osmani.

Ajo po ashtu ka bërë thirrje që të hetohet rasti i sotëm i djegies së veturës së kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Shteti ynë do ta bëjë të pamundshmen që secili qytetar i tij të ndihet i lirë për të vepruar politikisht dhe për të shprehur qëndrimet e veta politike”, ka thënë Osmani.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka arrestuar sot tetë persona, në mesin e tyre edhe një të mitur, në lidhje me sulmin fizik që ka ndodhur ndaj djalit të Nenad Rashiq.

Më pas Prokuroria Themelore në Prishtinë mori vendim që 8 të dyshuarit të ndalohen për 48 orë./21Media

Back to top button