Video nga salla e lindjes, Xhensila me një dedikim për vajzën

“Momenti ku e ndjeva ekzistencën e Zotit si kurrë më parë”, kështu e përshkruan këngëtarja Xhensila Myrtezaj ardhjen në jetë të vajzës së saj, Ajkës, e cila sot feston ditëlindjen e katërt.
Data 12 korrik e vitit 2018, i dha epitetin nënë Xhensilës.
Në Instagram, Xhensila ka postuar xhirimin në sallën e lindjes, kur Ajka erdhi në jetë. Krahas videos, këngëtarja ka bërë një dedikim për vajzën e saj.
“E ndjej akoma aromën e Parajsës që solle tek unë, e ngrohtësinë tek faqja, që më ngrohu zemrën përjetësisht. Shtëpi e shpirtit tim je ti. Tretem për ty. Sytë e mi, vena ime kryesore, ajri im. Gëzuar ditëlindjen dashuri hyjnore. #AjkaQumestorja4Vjeç”, ka shkruar Xhensila.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)


Edhe babai, aktori i humorit, Bes Kallaku, ka bërë një dedikim të veçantë për vajzën.
“Lulja ime e shpirtit, urime 4-vjetorin. Njeriu nuk e kupton kurrë që vitet fluturojnë, përveçse tek fëmija e tij. Janë pak 4 vite, por mbase edhe shumë. Fli sonte në paqe! E shenjta, e shtrenjta ime Ajka. Gjumi yt i bardhe si lulet e kumbullës! Frymëmarrja jote sikur fryma e Zotit në trupin e krijuar, jetë jetë jetë. Sjellja në jetë e një jete (fëmije) sillka me vete edhe jetë të tjera, për mua, për nënën tënde, për ata që dinë të duan dhe duan të të duan. Gjumi yt trëndafil lëshon aromën e frymëmarrjes tënde. Dhe s’di çtë bëj me gjumin tënd, përveç se jam ulur dhe të lutem si në një vend të shenjtë. U rritsh e lumtur, me Zotin bariun tënd, gjumin ta mbroj unë! Edhe 100 ëndrra me ëngjej pafsh! Te dua me fuqinë e 1000 diejve!”, ka shkruar Besi në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)


Ndryshe, këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë martuar në shtator të vitit 2017./21Media 

Back to top button