Gjashtë pacientë me COVID-19 në Infektivë

Gjashtë pacientë me COVID-19 po trajtohen aktualisht në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i Klinikës, Arben Vishaj, ka thënë për rtv21.tv se gjendja shëndetësore e pacientëve që po trajtohen në këtë klinikë është stabile.
Sipas tij, në mëngjesin e së martës, në Klinikën Infektive ishin duke u trajtuar 11 pacientë, por janë liruar 5 pacientë, të cilët ishin në gjendje stabile.
Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar se dy qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërsa nga 467 testime të kryera janë konfirmuar 175 raste të reja.
Në Kosovë janë 2 mijë e 184 raste aktive me COVID-19, numër ky mjaft i lartë krahasuar me një muaj më parë, kur ishin 50 raste aktive./21Media

Back to top button