Viola von Cramon reagon pas sulmeve të Prindon Sadriu ndaj gazetarëve
Eurodeputetja Viola von Cramon ka reaguar ndaj sulmeve të burrit të presidentes Osmani, Prindon Osmani ndaj gazetarëve në Kosovë.
Në një postim në twitter Von Cramon ka shkruar se është duke e ndjekur nga afër fushatën denigruese të organizuar kundër gazetarëve..
“Media e lirë është njëra nga shtyllat themelore të demokracisë dhe gazetarët duhet të kenë lirinë e tyre për t’u shprehur pa ndonjë frikë. Për këtë jam duke monitoruar nga afër kampanjën denigruese të organizuar kundër gazetarëve në Kosovë për të kuptuar plotësisht ngjarjet e fundit”, ka shkruar ndër tjera.
Free media is one of essential pillars of #democracy and #journalists must have the freedom to express themselves without any fear.
I am therefore closely monitoring the denigrating campaign organised against journalists in #Kosovo to fully understand recent events.
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) February 9, 2022
Lidhur me rastin sot ka reguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës duke u shprehur se është i alarmuar me gjuhën denigruese që Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, ka përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë, duke i quajtur ato “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”./21Media